Zeqiri kërkon dënim me 5 vite burg për Milloshovskin dhe Ivanovin (Video)

LSDM ka paralajmëruar padi penale kundër presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, për shkak se kanë publikuar informacion që paraqet “sekret shtetëror”. Këtë paralajmërim e ka bërë deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, shkruan Gazeta Lajm.
“Paraqitja skandaloze e deputetit Antonio Milloshoski në Komisionin për punë të jashtme dhe sjellja e presidentit Gjorgje Ivanov është në dëm të drejtpërdrejtë të interesave të shtetit dhe qytetarëve të saj. Duke nxjerrë detaje nga Raporti prej takimit të liderëve që e ka marrë nga Kabineti i Presidentit të Shtetit, e i cili është i klasifikuar, Milloshovski në mënyrë të drejtpërdrejtë e ka shkelur nenin 317 të Kodit Penal”, deklaroi Zeqiri.
Ai rikujtoi se Milooshoski tani tre vite nuk posedon certifikatë të sigurisë për sekrete shtetërore, si dhe citoi Kodin penal që për publikimin e sekreteve shtetërore parasheh dënim me burg nga një deri në 5 vite.

Loading...