Zgjedhje të parakohshme pas referendumit!?

Kryeministri Zoran Zaev pret që deri në fund të javës të rrumbullaksohet procesi rreth datës, pytejes dhe karakterit të Referendumit për çështjen e emrit.

“Këtë çështje presim që deri në fund të javës së bashku me liderët politik, përfaqësuesit e partive politike parlamentare, ti definojmë për arsye se afatet po tejkalohen, koha nuk pret nëse duam që të kapim datën 23 shtator, 7 tetor si data të projektuara. Pres që këtë javë ta rrumbullaksojmë procesin edhe rreth datës së Referendumit, pyetjes dhe rreth karkaterit të tij”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vënjes së gurthemelit të kompanisë amerikane “Duru” në Bunarxhik.

Siç tha Zaev, vazhdojnë bisedimet rreth ligjit për financimin e partive politike dhe komplentimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pjesën rreth Qeverisë teknike, procesin e Përzhinës…

Kryeministri vlerëson se meriton vëmendje kërkesa e partisë opozitare VMRO-DPMNE për zgjedhje të parakohshme parlamentare, para se të bisedohet për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, siç theksoi Zaev, këtë e garanton Referendumi i sukseshëm.

“Kur? Pas një viti? Por sidoqoftë është për tu respektuar dhe për ti kështuar vëmendje kur diçka kërkonë opozita.Kam qenë në opozitë para një viti dhe e dijë vlerën për tu ulur e për të biseduar, nëse këtë e garanton procesi i suksshëm i Referendumit. Qytetarët do të tregojnë vet gjatë procesit, por nëse ka sukses procesi dhe arrihet censuzi, ti motivojmë qytetarët të dalin dhe sëbashku për një ështje kaq madhore dhe historike, atëherë të gjitha opsionet janë të hapura edhe ky për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Zaev.

Zaev potencoi se nuk përjashton mundësin për takim liderësh në rast se grupet e punës të partive parlamentare deri në fund të javës arrijnë marrëveshje.

Loading...