Zgjidhja e emrit, alternativa e vetme për në NATO, Ruzhin: Garanci marrëveshje bilaterale Shkup-Athinë

Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, përpos të zgjidh emrin dhe të antarësohet në aleancë. Kështu vlerëson ish ambasadori Nano Ruzhin dhe analisti politik Petar Arsovski. Për Ruzhin antarësimi i vendit në NATO, pa zgjidhur çështjen e emrit është e mundur, vetëm në rast se Greqia shpreh vullnet të mirë para samitit të NATO-së të ndaj procesin e bisedimeve për emrin me negociatat për antarsim, gjë që për Arsovskin kjo është thuajse e pamundur për të ndodhur.

“Alternativa tjera për antrësimin e Maqedonisë në NATO egzistojnë vetëm nëse Greqia thotë se për shkak të bisedimeve të intensifikuara mes dy vendeve për çështjen e emrit pranon të fillojnë negociatat për antarësim të vendit në aleancë sepse ndoshta do të duhet një vit për këto negociata, dhe alterantiv tjetër të ndahet procesi i bisedimeve për emrin, dhe automatikisht atëherë fllojnë negociatat për anëtarësim në NATO” – thotë ish ambasador i Maqedonisë, Nano Ruzhin.

ARSOVSKI PËR ZGJIDHJEN E KONTESTIT, BISEDIMET PËR BE, PARA ANËTARËSIMIT NË NATO

“Unë nuk besoj se mund të ndodh kjo. Më shumë është e mundur, të fillojmë negociatat për antarësim në BE-, sesa me NATO-n, sepse nëse fillohen negociatat dhe antarësohemi në aleancë, atëherë kjo është punë e kryer. Për këtë arsye mendoj se Greqia do të insistoj që vendi negociatat për antarësim në NATO t’i filloj pasi të zgjidhet çështja e emrit. Po, nuk shoh alteranativa tjera për Maqedoninë përveç integrimeve strategjike Euroaziatike, megjithëse jam i mendimit se Maqedonia nuk është se nuk ka mekanizma tjera nëse ato bisedime dështojnë. Mund të kemi një sërë pranimesh me emrin kushtetues, mund të iniciohet edhe një iniciativ e pavarur në KB-së, mirëpo e gjthë kjo është një eskalim i situatës në lidhje me bisedimet mes të dyja palëve, e cila për momentin është e padeshirueshme.” – tha analisti politik, Petar Arsovski.

Sipas ish ambasadorit Nano Ruzhin dhe analistit Arsovski, procesi i negociatave për emrin ka arritur në nivelin e mundësive reale se cila nga palët në kontest jep më shumë garanci për të rrespektuar marrëveshjen e arritur për emrin, por nga ana tjetër shprehen pesimistë se ky proces mund të përfundojë para samitit të NATO-s.

“Emri është gjetur, a bëhet fjalë për Maqerdoni Veriore ose të Epërme, tashmë egziston konsenzus për këtë çështje. Problemi tani qëndron tek garancat që të dyja palët, e në veçanti pala greke i kërkon se Maqedonia do ta rrespektojë emrin e ri të vendit. Për këtë arsye të dyja palët kërkojë para qytetarëve garanci për ndryshime Kushtetuese. Por kjo për mendimit tim, nuk është garanci e sigurt, garanca më e sigurt është marrëveshje bilaterale midis dy vendeve, e cila do të mbështetet normalitsht nga Kombetet e bashkuara, SHBA-ve dhe Brukseli” – tha ish ambasador i Maqedonisë, Nano Ruzhin.

“Mendoj se ndryshimi i Kushtetutës është garanci më e mirë se sa marrëveshje bilaterale mes të dyja palëve për arsyje se vetëm kështu mund të garontohet se pala maqedonase do të mund të respektoj marrëveshjen e arritur. Unë vlerësoj se bisedimet po ecin në drejtim të duhur, por nuk jam i sigurt për dinamikën e bisedimeve. Unë personalisht nuk jam i bindur se deri në qershor mund të mbyllet çështja e emrit, sepse ndoshta pikerisht bisedimet për garancat mund të marrin shumë kohë” – u shpreh analisti politik, Petar Arsovski.

Samiti i NATO-s mbahet më datë 11 dhe 12 qershor. Ruzhin dhe Arsovski njëzëri konstatuan se Maqedonisë nuk i kërcënohet rrezik edhe nëse nuk antarësohet në NATO

Loading...