Wang Shubao nga pjesë lindore të Kinës, si 36-vjeçar kishte pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku në vitin 2006.

Prej asaj kohe, i ka kaluar plotë 12 vite në komë derisa për të në çdo moment është përkujdesur e ëma 75-vjeçe Wei Mingying, që nuk u dorëzua deri në momentin që ai u zgjua nga koma, transmeton Telegrafi.

Nëna e tij e palodhshme i kishte shpenzuar të gjitha paratë e kursyera vetëm dhe vetëm që ta shërojë të birin.

Madje për mediat kineze ka deklaruar se ka pasur raste kur plotë një muaj nuk ka ngrënë bukë, kurse aktualisht i ka 14 mijë euro borxh të cilat i ka marrë nga të afërmit për t’i mbuluar shpenzimet e shërimit të birit.

E përlotur ishte pranë të birit kur ai u zgjua nga koma. Wei për vite të tëra është zgjuar në ora 5 të mëngjesit për ta pastruar, ushqyer dhe veshur.

Wang tani nuk po mund të flet, por ka dhënë shenja të mira kur i dhuroi një buzëqeshje të ëmës e cila është optimiste se ai do të shërohet plotësisht.

Historia e saj pikëlluese është bërë kryetemë në mediat kineze të cilët e kanë marrë si shembull të një nëne të përkryer.

Loading...