Zhbogar: Referendumi është si monedhë me dy anë

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë thekson se referendumi është si monedhë me dy anë: Në njërën anë është anëtarësimi në BE dhe NATO, ndërsa në anën tjetër marrëveshja me Greqinë.

“Mendoj se tani është koha dhe mendoj se nuk ka mundësi më të mirë. E ardhmja është në duart e qytetarëve. Ata do të vendosin se çfarë do të bëjnë me ftesën e NATO-s gjatë votimit në referendum”, tha mes tjerash Zhbogar.

Ndërsa sa i përket mossuksesit të referendumit dhe ndikimit rus, ai tha se nuk dëshiron të spekulojë për ndikime dhe se beson në forcën e qytetarëve.

Loading...