Pasnesër, në ditën e dytë të Bajramit (22 gusht) është caktuar seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin “Monstra”. Nuk dihet nëse në këtë seancë do të paraqitet “dëshmitari i mbrojtur”, dëshmia e të cilit shërbeu si bazë për dënimin e gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm.
“Në dy seancat e kaluara ai nuk u paraqit. Të shohim, nëse edhe në këto dy seanca nuk paraqitet dëshmitari i mbrojtur atëherë do të vërtetohen të gjitha dyshimet lidhur me këtë rast”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati Naser Raufi.

Vazhdim të procesit gjyqësor lidhur me rastin Monstra do të ketë edhe më 23 gusht.

Në rastin “Monstra” gjashtë shqiptarë janë dënuar me burg të përjetshëm. Pas rënies së qeverisë VMRO-BDI dhe krijimit të rrethanave të reja politike në Maqedoni, ekspertët vlerësojnë se u krijuan kushte për punë më të pavarur të gjyqësorit. Sipas shumicës së ekspertëve, nga këto ndryshime pozitive përfituan edhe të dënuarit në rastin “Monstra” të cilët tani mbrohen në liri.

Loading...