Zhduket një 78 vjeçar në Banjë të Kllokotit, familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët

Hazir K., nga Prishtina, është zhdukur sot në Banjë të Kllokotit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit ka thënë për Telegrafin se rasti është paraqitur në polici rreth orës 16:00, por policia e shpallë të humbur pasi t’i kalojë 24 orë, nga koha e paraqitjes.

Ndërkaq, njëri nga familjarët e 78 vjeçarit i ka thënë Telegrafit, se Hazir K., kishte shkuar për shërim në Banjë të Kllokotit së bashku me gruan.

“Kanë shkuar për shërim. Sot rreth orës 10:00, në mëngjes ka dalë nga qendra mjekësore rehabilituese, dhe më nuk është lajmëruar”, ka thënë i afërmi i tij. /Telegrafi/

Loading...