Zhduket shqiptarja në Zvicër, ja emri dhe fotografia e saj! (Foto)

Policia kantonale e Luzernit ka publikuar një njoftim për mungesën e shqiptares, Naime Monit nga Ebikon-i i Luzernit.
Raportohet se ajo ka braktisur banesën në Alfred Schindlerstrasse të shtunën që e lëm pas rreth orës 17.00, këmbë ose me mjete të transportit publik, transmeton Klan Kosova.
Sipas njoftimit të policisë, Naime Moni vuan nga probleme shëndetësore.
Naimja është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ajo ka flokë të verdha, të gjata dhe kaçurrela, ndërsa aktualisht mund t’i ketë të mbledhura prapa.
Gruaja që konsiderohet e humbur ka të veshura veshje sportive ( “trenerka” ose “tuta”) ngjyrë hiri, një xhaketë (jakne) me kapuç të zi dhe ballto të zezë ndërsa të mbathura ka pantofla të zeza.
Kushdo që e ka parë Naime Monin rrugës ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, lutet të paraqitet në Policinë e Luzernit, në numrin: 041 248 81 17 ose në stacionin më të afërm policor, shkruan albinfo.

Loading...