Ai është njeriu në të cilin për momentin jeton i tërë fshati.

Me paraqitjet e tij po i bënë krenar miliona shqiptarë kudo që janë.
Disa ditë pas ndeshjes Liverpol-Crvena Zvezda e Beogradit (4-0), në kuadrin e ligës së kampionëve europian në futboll, Lajm Tv ka vizituar fshatin Zhegër, i cili gjendet në komunen e Gjilanit të Kosoves,fshatin ku ka lindur ylli shqiptar dhe europian, Xherdan Shaqiri.

Bashkëvendasit e Shaqirit na thanë se mbrëmjen e së mërkurës Zhegra për një moment ishte shndërruar në stadium si Anfiled Roud. Kafiteritë e fshatit ishin mbushur përplotë me njerëz të cilët kanë anuar për Liverpoolin për shkak të Shaqirit. Për banorët lokal Shaqiri është një hero i gjallë dhe i tillë do të mbetet ku do që të shkojë.

Loading...