Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova, ka shënuar gol fantastik në fitoren e Genkut ndaj Waasland-Beveren në ligën elitare belge.

Kosovari e hapi serinë e golave për skuadrën e tij pas 20 minutave lojë, duke tundur rrjetën kundërshtare me një goditje të fuqishme nga largësia, raporton Express.

Genkut iu desh mund i madh ta arrijë fitoren në këtë ndeshje ndaj Waasland-Beveren, të cilën në fund e mposhti 3-2, falë autogolit të Caufriez.

Me këto tri pikë nga kjo ndeshje, Genku tani prin në Jupiler Ligë të Belgjikës me 13 pikë, aq sa ka edhe Club Brugge në pozitën e dytë. /Express/

 

EEEEDOOOOONNNN! Wauw! 🔵⚪👏#krcgenk #gnkwbe #samengenk

EEEEDOOOOONNNN! Wauw! 🔵⚪👏#krcgenk #gnkwbe #samengenk

Gepostet von Edon Zhegrova am Sonntag, 26. August 2018

Loading...