Maqedoni

Zhernovski tërhiqet nga gara për komunën Qendër, mbështet kandidatin e LSDM-së

Andrej-Zhernovski-480x362

Andrej Zhernovski është larguar nga kandidatura për Komunën Qendër dhe për këtë komunë do të mbështes kandidatin e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Otvoreno”, njofton Portalb.mk.

Largimi i tij nga kandidatura ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tij në pushtetin qendror.

“Me Andrej Zhernovskin shumë vjet kemi pasur bashkëpunim të mirë. Jemi marrë vesh, do të bëhet pjesë e pushtetit qendror, do të largohet nga kandidimi i tij për kryetar komune dhe do të qëndrojë pas kandidatit të LSDM-së”, tha Zaev, ndërkohë që LSDM ende nuk ka shpallur kandidaturën për këtë komunë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top