Tenistja ruse Maria Sharapova është eliminuar në raundin e 4-t të grand slam të US Open, pasi u mund 2-0 (6-4, 6-3) nga rivalja spanjolle Carla Suarez Navarro. Një ndeshje e dobët e Sharapovës, që deri më tani ishte paraqitur mirë, por ngeci ndaj spanjolles, që avancon në çerekfinalet e turneut nju-jorkez. Përballë saj do të jetë tenistja amerikane Madison Keys, që mundi 2-0 (6-1, 6-3) sllovaken Dominika Cibulkova, ndeshje e dominuar nga finalistja e vjetshme e US Open.

Surprizë kualifikimi në çerekfinale i tenistes japoneze Naomi Osaka, që mundi 2-1 (6-3, 2-6, 6-4) bjellorusen Aryna Sabalenka. Një ndeshje ku të dyja tenistet luajtën me hope, por në fund Osaka u tregua më e saktë dhe avancon në tetëshe. Përballë saj në raundin tjetër do të jetë rivalja nga Ukraina, Lesia Tsurenko, që në takimin e raundit të katërt mundi 2-1 (5-7, 7-5, 6-2) çeken Marketa Vondrousova, ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës.

Loading...