Zhivaljeviq: Agjenti maqedonas Sinisha Aleksovski ka qenë i njoftuar për hyrjen time në Parlament (FOTO)

Ish-këshilltari për çështje sigurie në Ambasadën e Serbisë, në Maqedoni, Goran Zhivaljeviq, i ka mohuar pohimet e partisë VMRO-DPMNE se institucionet e Maqedonisë nuk i kishin dhënë leje për të hyrë në Parlament, gjatë incidentit të 27 prillit, pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.
“Prania ime në Parlamentin e Maqedonisë nuk ka qenë sekrete, e as e fshehur. Misioni im nuk ka qenë sekrete dhe as pa leje”, ka thënë Zhivaljeviq për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve “Tanjug”, menjëherë pas ndodhive në fjalë. Agjenti serb Zhivaljeviq ka shpjeguar se lejen për hyrje në Parlamentin e Maqedonisë ditën e zhvillimeve të përgjakshme, ia ka dhënë Sinisha Aleksovski, këshilltar për Çështje Sigurie (agjenti i Agjencisë së Zbulimit të Maqedonisë) i pesidenti të Maqedonisë.
“Ky njeri (Sinisha Aleksovski), e ka ditur arsyen e qëndrimit tim në Parlament dhe ka qenë i njoftuar për këtë. Misioni im aty nuk ka qenë sekret, por qëllimmirë, në kontekst të bashkëpunimit që e kemi me shërbimet e Maqedonisë”, ka theksuar agjenti serb Zhivaljeviq.
Ndërkohë, pohimet e Zhivaljeviqit i ka përgënjeshtruar Kabineti presidencial i Maqedonisë, duke theksuar se “nga ana e Ambasadës së Serbisë nuk është kërkuar leje në formë të shkruar ose gojore nga organi kompetent”.

Zivaljevic - Sinisa

Loading...