Zhuta: Do të mundohemi ta fitojmë Malin e Zi

Mbrojtësi shqiptar i reprezentacionit të Maqedonisë, Leonard Zhuta ka deklaruar se janë të përgatitur mirë për ndeshjen miqësore kundër Malit të Zi, të enjtën, në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Ai e vlerëson kundërshtarin, por theksoi se do të mundohen të fitojnë.

“Jemi përgatitur mirë për këtë takim. E dimë se Mali i Zi e ka ekipin e mirë, por ne do të japim maksimumin dhe do të mundohemi ta fitojmë këtë lojë”, u shpreh Leonard Zhuta.

Ai foli edhe për ndeshjen me Libanin me 17 të këtij muaji.
“Sa i përket Libanit une i njoh dy futbollistët e tyre me të cilët kam luajtur bashkë. Janë futbollistë shumë cilësorë”, shtoi Zhuta, i cili është pyetur edhe për skuadrën e tij, Rijeka.

“Me  Rjiekën jemi në pozitën e parë të kampionatit kroat. Jemi mirë, por  duhet punë dhe vetëm punë. Ambiciet tona janë që të fitojmë titullin e kampionit në Kroaci”, theksoi Zhuta.

Maqedonia të enjtën prej orës 18:00 do ta luaj ndeshjen miqësore me Malin e Zi./lajm

Loading...