Shoqata kulturo artistike ,,VALËT E LIQENIT” në Chicago ishte bartëse e një manifestimi kulturor me mbi 350 të pranishëm me programin artisitk, ku me duartrokitje të vazhdueshme u përcollen interpretimet e artisteve të rinj nga mosha 5 vjeçare deri në moshën 60 vjeçare. Në ”Mbrëmjen e Liqenit” ashtu siç e kishin emëruar organizatëret u intrepretuan monologje, deklamime, valle dhe këngë autoktone nga trevat e Strugës dhe Ohrit.

Mysafir nderi i këtij aktiviteti të struganëve në Chicago ishte lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Loading...