Zidane befason të gjithë: Kthehem së shpejti!

Që pas largimit nga stoli i klubit mbretëror të Realit të Madridit, përkatësisht fundi i sezonit të shkuar, francezi Zinedin Zidane nuk ka marrë asnjë impenjim të ri profesional. Tekniku 46-vjeçar e mbylli aventurën e tij spanjolle në kulminacion. Pas shijimit të titullit në kampionat një edicion më parë fitorja e tretë rradhazi në kompeticonin madhor europian të Championsit, ishte një sukses historik. Meritat e trajnerit janë të padiskutueshme, por tashmë emri i tij lakohet sërish në media jo vetëm për sukseset por për faktin se ai projektohet si tekniku i ri i Djajve të Kuq pra zëvendësuesi i portugezit Jose Mourinho. Duke u kthyer pas në kohë kujtojmë se Zidane u largua nga Madridi duke deklaruar se në mënyrë që Los Blancos të vijonin qëndrimin në nivelet më të larta i nevojitej  një ndryshim. E mesa duket pas shijimit të një pauze nga stresi profesional 46-vjeçari tashmë ndien nevojën për ndryshim duke u rikthyer kompetitiv e me urinë për fitore të reja. Në intervistën e tij të fundit ai u shpreh : “Sigurisht që do të kthehem në dëtyrë pra si trajner në një skuadër, sepse unë e shijoj këtë punë kjo është ajo që kam bërë gjithë jetën”. Kaq ka mjaftuar për të nxitur fantazinë e mediave që në mënyrë frentike kanë dalë më aludimin se ndalesa e rradhës për Zidane do të jetë Old Trafford duke zëvendësuar Mourinhon, më këtë të fundit që pati deklaruar se United do t’i kushtonte shumë në aspektin financiar një shkarkim i mundshëm i tij. Në të vërtëtë rinovimi i portugezit më Djajtë e kuq ndodhi vetëm në muajin janar të këtij viti, por sërish Mourinho ndodhet nën presion për të sjellë rezultate pas startit jo pozitiv të sezonit. Nëse nuk do të ketë zhvillime pozitive atëherë me siguri që drejtuesit e United do të gjenden të detyruar të bëjnë ndryshime në stol, për më tepër që në këto nivele financat nuk janë problemi më i madh. Në rast se kjo do të ndodhë atëherë Zidane do të ishte zgjedhja e parë gjithmonë, nëse deri atëherë nuk do të ketë pranuar ndonjë tjetër ofertë.

Loading...