Zidane propozon zgjidhje që Reali t’i shpëtojë dënimit të FIFA-s

Pas dënimit të FIFA-s për ndalimin e transferimit të lojtarëve, ka reaguar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i cili shpreson që e drejta të vendoset në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Dënimi është absurd dhe i padrejtë. Klubi ka bërë gjithçka që të ndryshohet kjo gjendje. Shpresojmë se shumë shpejte do të ndryshojnë gjerat në CAS. Për momentin nuk ndryshon asgjë edhe nëse flasim”, u shpreh Zidane.

Komisioni i Apelit i FIFA-së ka konfirmuar ndalimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme kalimtare për Real Madridin dhe Atletico Madridin.

Reali dhe Atletico akuzohen se e kanë thyer rregulloren e FIFA’s për transferimin e futbollistëve të mitur.

Loading...