Sport

Zidane shpërthen ndaj medieve: Mjaftë pështytë në Realin!

Zinedine-Zidane1

Zinedine Zidane ka akuzuar mediat se për Realin shkruajnë vetëm në kontekst negativ dhe se po nënvlerësojnë arritjet e klubit.
“Jam lodhur nga shkrimet e juaja se Reali është i dobët, më së lehti është të thuash se asgjë nuk shkon, ndërsa e dini se kjo nuk është e vërtetë”, tha trajneri francez.

Reali në 2017 fitoi pesë trofe, por në këtë sezon nuk po shkëlqejnë. Ata ngelin pas Barcelonës 16 pikë, një ndeshje më pak.

Tifozët ia kanë zënë për të madhe për barazimin (2:2) në Santiago Bernabeu në tetën e finales së kupës kundër Numancias së ligës së dytë.

Mirëpo, Zidane insiston se mediat janë ata të cilat dëshirojnë ta nxinë klubin e tij dh eta paraqesin sa më keq.

“Më se lehti është të pështysh në Realin, njerëzit mezi presin të lexojnë gjëra të tilla”.

“Të gjithë shkruajnë negativisht, ndërsa unë se di ku është problem. Ne jemi duke marrë pjesë në të gjitha garat”.
Real në çerekfinale të kupës së mbretit do të përballet me Leganes, klub nga rrethina e Madridit.

“Ajo nuk do të jetë ndeshje e lehtë, mirëpo është mirë që nuk do të dalim nga Madridi”.

Reali të shtunën në kuadër të javës së 19-të në La Liga prej orës 16:15 në Santiago Bernabeu e prêt Villarrealin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top