Maqedoni

Zjarr i madh në Shkup  

zjarr

 Këto janë flakët që alarmuan banorët edhe autoritetet në zonën e Karposh tre në Shkup. Sasia e madhe tymit vinte nga zjarri që kishte përfshirë disa nga barakat që më parë ishin përdorur nga instituti i urbanizimit në Shkup. Zjarrëfikësit evakuaan zonën dhe lokalizuan flakët pasi pranë ngjarjes ndodhej një stacion i vogël gazi.

Një nxënës nga shkolla e gjeodezizë ‘’Zdravko Cfetovski’’ që ndodhet aty pranë tha se flakët filluan të dalin nga dritaret ndërsa nxënësit u larguan menjëherë nga shkolla.

“Ndodhi gjatë orëve kur kishim pushim, kur u kthyem nga barakat pamë që dilte tym, nxituam për të parë çfarë bëhet, pamë që diçka po digjeshte dhe lajmëruam menjëherë në 193”, tha një dëshmitar.

Nga vendi i ngjarjes nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale nga zyrat që u përfshinë në flakë . Edhe nga ekipi i zjarrfikësve nuk pati të lënduar, sipas kreut të tyre  u aktivizuan mbi 15 mjete zjarrëfikëse, mjete nga higjiena komunale dhe ujësjellësi i qytetit të Shkupit.

“Kur arritëm në vendin e ngjarjes, tre prej barakave ishin shkatërruar, ndërkohë që gjithë forcat u përqëndruan për të shpëtuar barakat tjera të cilat janë të ngjitura me njëra-tjetrën. Menjëherë u intervenua me rreth 15 mjete zjarrfikëse dhe me mbi 40 punëtorë”, u shpreh Zvonko Tomevski, Komandant i zjarrfikësve.

Pas dy orëve, zjarrfikësit arritën të shuajnë flakët ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë filluar hetimet dhe po punojnë për të zbuluar ngjarjen.

 

To Top