Zjarr masiv në Mirditë, rrezikohen 10 banesa

Një zjarr masiv ka përfshirë Mirditën, mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka rënë në fshatin Thirre të njësisë administrative të Fanit.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pyll ndërsa raportohet se në rrezik janë 10 banesa.

Zjarrfikësit e Mirdites në vendgjarje, por e pamundur ndërhyrja përshkak të terrenit. /albeu.com/

Loading...