Në zjarrin që shpërtheu dje pasdite në stallën e 39 vjeçarit L.I. nga fshati i Gostivarit, Forinë, u dogj bagëtia dhe sana. Dëmi vlerësohet përafërsisht në 30 mijë euro.

Sipas SPB Tetovë, zjarri u shfaq rreth orës 17 dhe shpejtë është përhapur nëpër stallë. Në stuhinë e zjarrit janë djegur 30 qengja dhe jonxha e kafshëve, pronësi e xhaxhait të tij A.I.(55) me të cilin së bashku e kanë shfrytëzuar objektin.

Është kryer kontroll i tërësishëm, ndërsa dëmi i tërësishëm material vlerësohet në 1,6 milion denarë.

Tani për tani nuk është e njohur se cilat janë arsyet e zjarrit, punohet në konfirmin e tyre dhe në rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Loading...