Maqedoni

Zjarr në Shkup, dëmtohet Instituti për hulumtime sociologjike

1

Disa baraka qe kanë qenë jashtë përdorimit për një kohë të gjatë dhe që ndodhen afër shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski” përball pompës së benzinës “Makpetrol” në bulevardin “Arradhat Partizane” janë kapluar nga zjarri. Qytetarët të cilët ishin në vendin e ngjarjes treguan se bëhet fjalë për objektin afër të ashtuquajturës Drejtoria e Arkitekturës dhe Urbanizmit por se ende nuk ka informata se si është shkaktuar zjarri.

Ndërkohë raportohet se zjarrfikësit thirrjen për intervenim e kanë marrë në ora 12:15 dhe menjëherë me 40 makina janë nisur në vendngjarje ku me sukses kanë shuar zjarrin. Nga zjarri është dëmtuar edhe një pjesë e Institutit për hulumtime sociologjike.

To Top