Mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, pasi disa vatra zjarri janë përhapur me shpejtësi në Kaliforninë Jugore.

Të paktën 10 mijë hektarë janë ne flake për shkak të përhapjes me shpejtësi të zjarrit, ndërsa më shumë se 8 mijë njerëz, në qytetet Ventura dhe Santa Paula,  jane evakuuar, pasi zjarri u është afruar qendrave të banimit.

Sipas autoriteteve, qindra zjarrfikës janë aktivizuar për vënien nen kontroll te vatrave të zjarrit. Ndërsa një person raportohet se ka humbur jetën gjatë një aksidenti, në përpjekje për të shpëtuar nga zjarret.

Dyshohet se zjarri fillimisht ka shpërthyer pranë një kolegji në Santa Paula, rreth 80 kilometra në veri të Los Anxhelosit, mbrëmjen e së hënës, dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara nga era e fuqishme.

Loading...