Zjarri përfshin një ndërtesë në New York, vdesin 12 persona

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Bronks” në New York.
Mediat e huaja raportojnë se po hetohet për shkaqet e zjarrit, ndërhyrja për të cilin u bë shumë e vështirë për shkak të temperaturave shumë të ulëta, transmeton Klan Kosova.

Në një reagim të parë, kryebashkiaku Bill De Blasio ka folur pas tragjedisë duke thënë se ky ishte “Zjarri më i keq i ndodhur në qytet”.

Loading...