Rajon-Botë

Zjarri shuan jetën e azilantes shqiptare me aftësi të kufizuara

231

Në një qendër strehimi në Bad Driburg të Gjermanisë, pasditen e së premtes ka humbur jetën një azilante shqiptare, pasi në qendër kishte shpërthyer zjarri.

Sipas informatave të deritanishme, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të lehta. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit dhe sa dhoma janë të përfshira. Në vendngjarje kanë dalë rreth 100 persona nga ekipet e shpëtimit dhe hetimet janë duke vazhduar.

Sipas zëdhënësit të policisë gjermane, Markus Tewes, viktima është një shqiptare 28-vjeçare me aftësi të kufizuara, e cila është gjetur e shtrirë në shpinë në shtratin e saj.

Në këtë qendër strehimi, para së gjithash banojnë persona me aftësi të kufizuara apo persona të pastrehë. Ekipi i sigurimit ka reaguar menjëherë pasi ka vërejtur shpërthimin e zjarrit, rreth orës 16.40, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Përpjekjet e shuarjes së zjarrit, fillimisht kishin dështuar për shkak të tymit të dendur, por banorët kanë arritur të strehohehn gjetiu.

Gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, një banor ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin më të afërt.

To Top