Zoran Angellovski do të emërohet drejtor i ATO-së

Zoran Angellovski do të jetë njeriu i parë i Agjencisë Teknike-Operative (ATO), njofton TV Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime konfirmojnë se në mesin e 14 kandidatëve për drejtor të ATO-së, shumica parlamentare kanë arritur konsensus për Zoran Angellovskin duke i besuar postin e të parit të ATO-së.

Zoran Angellovski nga viti 1990 deri në vitin 1198 ka qenë inspektor kryesor i Agjencisë së Zbulimit për territorin e Shkupit, kurse nga viti 1998 deri në vitin 2005 ka qenë inspektor kryesorë për terrorizëm, ndërsa nga viti 2005 deri në vitin 2008 Angellovski ka qenë drejtor për siguri kooperative në Telekomin e Maqedonisë.

ATO-ja do të përfaqësojë organ ndërmjetësues dhe përçues të sinjalit mes operatorëve celularë dhe institucioneve që do të kërkojnë masën e përgjimit.

Loading...