“Zoti e shpërbleftë me xhenet familjen shqiptare, që u shua në aksident!”

Shqiptarët ende po ndajnë dhimbjen me familjen Sadikaj nga Suhareka, që u shua në kasident. “Zoti e shpërbleftë me xhenet familjen Sadikaj, që u shua në aksident!”, janë komentet më të shpeshta që shpërndahen në rrjetet sociale.
Pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopi i Suharekës humbën jetën në magjistralen Prizren-Prishtinë.
Bashkëshorti me gruan, nënën dhe dy fëmijë mbetën të vdekur pasi vetura me të cilën udhëtonin u ndesh me një autobus.
Njëri nga familjarët e viktimave, për T7 ka thënë se të ndjerët kishin ardhur për pushime në Kosovë pasi që jetonin në Zvicër.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e Forenzikës dhe Policia.
Aksidenti ka ardhur kur shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe është ndeshur me autobusin ku humbën jetë pesë persona
Pasi organet e rendit kryejnë punën e tyre magjistralja filloj të zhbllokohet.
Trupat e pajetë të pesë anëtarëve të vdekur të familjes Sadikaj janë dërguar për Obduksion.

Loading...