Zuka:Në Kratovë rezultati do të jetë në favorin tonë

Mbrojtësi i Renovës, Fisnik Zuka, deklaroi se pas eliminimit nga kupa e Maqedonisë, skuadra e tyre do të fokusohet në kampionat.

“Normal pas eliminimit prej kupës së Maqedonisë  presim që në Kratovë të nxjerrim maksimumin e pikëve. Tani të gjitha forcat tona do të jenë të  fokusuara në kampiant. E dimë se ndeshje të lehta nuk ka, e sidomos kur luajmë jashtë Tetovës. Thash kundër Sileksit do ta japim maksimumin dhe besoj se rezultati do të jetë në favor tonin”, deklaroi Zuka.

Në dy ndeshjet e para të sezonit të ri, Renova ka një fitore dhe një humbje.

Ndeshja Sileks-Renova do të luhet të dielën në Kratovë me fillim prej orës 16:30 minuta.

Ndeshjet, java e 3-të
(E shtunë, ora 16:30)
Sileks-Renova
A.Pandev-Shkupi
Vardar-Makedonija GJP
Pobeda-Rabotnicki

(E hënë, ora 16:30)
Shkëndija-Bellasica

Tabela
1.A.Pandev                6
2.Vardar                    4
3.Pobeda                    4
4.Rabotnicki                     3
5.Renova                   3
6.Shkëëndija              2
7.Shkupi                    2
8.Makedonija            1
9.Sileks                            1
10.Bellasica                      0

Loading...