Zulfiu, talenti i madh nga Lugina e Preshevës, shqiptari i parë në klubin serb “Radnik”

Mesfushori me tipare sulmuese, Iljasa Zulfiu, talenti i madh shqiptar nga Lugina e Preshevës, është futbollisti i parë shqiptarë që luan për skuadrën elitare serbe Radnik nga Surdulica. Ai hapat e parë i kishte bërë si dhjetëvjecar në Luginën e Preshevës. Paraqitjet e mira në Luginë ishin rekomandimi më i mirë që drejtuesit e skuadrës serbe të angazhojnë 19-vjecarin gjatë afatit kalimtar të verës.

“Surdulica është 60km larg vendlindjes sime Preshevës dhe cdo moment të kohës së lirë e shfrytëzoj për të shkuar në shtëpi. Kjo është një arsye shtesë që jam transferuar te Radnik, anëtar i Superligës së Serbisë. Mundohem maksimalisht të përparoj më shumë. Jam i ri dhe për të realizuar ëndrrat e mia më duhet edhe më shumë të punoj, të kem durim dhe me punë të tregoj dhe të arrij të vesh fanellën e titullarit”, deklaroi Zulfiu për gazetën sportive serbe “zurnal.rs”, transmeton gazeta “Lajm”, i cili dalngadalë por sigurt po rritet në një lojtar madh.

Gjatë kësaj vjeshte, në Lucani ishte më shumë në pankinë, që i jepte më shumë krah për punë më të fortë në stërvitje te trajneri Sima Krunic. Kualiteti dhe cilësia janë në anën e tij dhe nëse vazhdon me të punoj sikur deri më tani, sigurisht se do të ketë një karrierë të ndritshme.

“Në fillim e kisha vështirë, sepse për herë të para isha larguar nga familja. Kam filluar të adaptohem, dhe tani e kam më lehtë. Bashkëlojtarët dhe drejtuesit e klubit më kanë pranuar shumë mirë. Kam nënshkruar kontratë për një vit, shpresoj se bashkëpunimin do ta vazhdojmë”, deklaroi Zulfiju.

Për Iljasa Zulfiun së shpejti do të dëgjoni, pasi bëhet fjalë për një talent të madh të futbollit./lajm

Loading...