Zv/ministri Ademi takoi Art Latifin, nxënësin e vitit për fizikë nukleare

Art Latifi, nxënës i vitit të tretë pranë Gjimnazit “Sami Frashëri” nga Kumanova këtë vit në gara republikane nga fizika nukleare zuri vendin e parë, shkruan Gazeta Lajm. Pas ketij suksesi, Artin e ka takuar zevendes ministri i Arsimit Arber Ademi, ndersa fotot e takimit i ka shperndare ne rrjetin social fejzbuk. Me poshte ju sjellim edhe statusin e plote te zv/ministrit Ademi.

“Pata nderin e veçantë që ta takoj sot Art Latifin, nxënës i vitit të tretë pranë Gjimnazit “Sami Frashëri” nga Kumanova, i cili në gara republikane nga fizika nukleare zuri vendin e parë. Shpreha mirënjohjen time të thellë dhe përgëzova Art Latifin për rezultatet e arritura, duke i dëshiruar suksese gjatë shkollimit të mëtutjeshëm. ​Art Latifi në garat republikane që u mbajtën vitin e kaluar nga lënda e biologjisë gjithashtu zuri vendin e parë. Krenar me sukseset e Artit!” e mbyll statusin Arber Ademi.

Loading...