Zvërlevski mbron Mijallkovin

Marko Zvërlevski si prokuror publik duhej që sipas ligjit të fillojë procedurë ligjore për shtetasin Sasho Mijalkov për rastin e pistoletës që nga organet kompetente të Maqedonisë nuk ishte gjetur por nga ana e organeve në Serbi.

Mijallkovi kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni se mban armë në valixhe me të cilën ka udhëtuar më 15 tetor, derisa arma ka qenë personale e tij. Sipas asaj që ishte shkruar në mediat serbe, ka pasur një trysni të madhe politike nga Shkupi që Mijallkov mos arestohet dhe i është lejuar të udhëtojë. Disa ditë pas incidentit ishin sanksionuar disa të punësuar në aeroportin e Shkupit pasiqë nuk kishin vënë re pistoletën e Mijallkovit në valixhe.

Për gjithë rastin prokuroria publike nuk ka marrë asnjë masë për shkak se sipas tyre ka ndodhur në teritor të huaj.

‘’Vepra penale vetëm se ka filluar nga teritori jonë dhe ka vazhduar më tej. Thënë këtu ka filluar e Zvërlevski ka qenë ai që duhej filluar procedurë penale. E pse se ka bërë ai këtë vet e din’’, ka deklaruar ish ministri i brendëshëm Trajanov. Kur ka ndodhur ky rast Mijallkov nuk ka qenë drejtor i kundëzbulimit që do të thotë se nuk ka qenë zyrtarë.

‘’Gjithçka do të ishte ligjore nëse Mijallkov do kishte kërkuar leje nga MPB për mbajtje të armës jashtë kufirit, e nëse do ishin informuar organet shtetërore gjithcka do të ishte ligjore. Gjithçka do ishte në rregull nëse arma do ishte paraqitur në organet serbe në momentin që aeroplani do të ateronte në Beograd. Por e gjitha kjo ka qenë jashtëligjore. Prokurori publik duhet të shqyrtojë rastin dhe të zbulojë këtë në thellësi’’, ka bërë të ditur Trajanov.

Loading...