Prej dy ditësh ai është njeriu më i kërkuari i Shqipërisë dhe në krye të listës së njerëzve personave që duhen arrestuar nga “Interpoli”. Bëhet fjalë për Dritan Zaganin, i cili prej ditës pak ditësh është shpallur në kërkim nga shtetit shqiptar. Akuzohet për se është arratisur, për dekonspirim të aksioneve të policisë.

Ndërkaq për policinë italiane ai është i vlerësuar, pasi ka bashkëpunuar në hetimin dhe shkatërrimin e disa operacioneve. “Corriere della Sera” e ka takuar atë pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar dhe çdo polic mund ta arrestoj. Ndodhet në Zvicër që prej muajit gusht, pasi u arratis duke i ikur edhe “arrestit në shtëpi”.

Jeton në një vend të fshehtë, ka bërë azil politik dhe ka vendosur që ta “luftojë deri në fund betejës së tij”. “U arratisa sepse donin të më vrisnin. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë. Tek ju mafia shqiptare është e fuqishme dhe gjendet kudo dhe mund të gjejë këdo. Ndodhi dhe disa vite më parë. Vranë një ish-agjent policie që kishte bezdisur një boss droge.

Shpërndante vetëm gazetat, ishte bërë një fantazëm, por sërish e kanë gjetur. Aktualisht më kanë mbetur disa kolegë besnikë dhe ndonjë informator. E di që edhe në Zvicër, vrasësit janë duke më ndjekur. Më duan të vdekur”,- është shprehur Zagani për “Corriere della Sera”.

Në vitin 2014, bashkë me “Guardia di Financa” ishin duke ndjekur gjurmët e një trafiku droge nga Shqipëria, për në Lombardi dhe Zagani kishte mbërritur duke pretenduar, pranë lidhjeje me persona të fuqishëm pranë qeverisë (mund ta vërtetojë thotë) dhe më pas gjithçka ra.

E kanë ndjekur, arrestuar me akuzën e abuzimit me detyrën “pasi kishte shitur informacione sekrete” hetuesve italianë, duke u dhënë fakte për implikimin në trafiqe të personave pranë qeverisë. Dhe më pas e kanë arrestuar. Gjashtë muaj burg në qeli dhe më pas në “arrest në shtëpi”.

Nga polici brilant në “tradhtar”

Qeveria shqiptare është e bindur dhe e ka shprehur se Zagani është fajtor. Fitoret brilante gjatë punës kundër kriminalitetit është një llogari e veçantë dhe dhënia e informacioneve policisë italiane e jo atyre të vendit të tij është një tjetër histori, shkruan “Corriere”.

Zagani nuk ka frikë për faktin e thjeshtë se nuk ka çfarë të mundur, përveç se të shpëtojë familjen e tij.

“U lutem autoriteteve zvicerane që të më sigurojnë gruan dhe fëmijët. Nëse është e nevojshme unë kthehem më pas edhe në Shqipëri, për tu mbrojtur. Deri tani nuk ma kanë bërë të mundur.

Kur më futën në qeli, aty ndodheshin disa kosovarë të cilët i kishte arrestuar për trafik droge. Pas me dashamirësinë e rojeve, më dërguan në një sektor të burgut ku ndodheshin personalet me probleme mendore … ishte një tjetër ferr … më dhanë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, 6 muaj pasi ranë akuzat, ndërsa nisi edhe procesi”,- ka thënë Zagani për gazetarin Andrea Galli të “Corriere della Sera”.

Loading...