Zvicër: Pas ikjes spektakolare nga policia, kapet pa patentë shoferi shtetasi i Maqedonisë

Ikja spektakolare e dy të rinjve ka përfunduar në një lagje të banuar në Rupperswil, pasi që makina ishte bllokuar në mes të dy pengesave të vendosura nga policia.Një i ri 18 vjeçar me shtetësi të Maqedonisë duke vozitur makinën Audi në Lenzburg, Kanti i Aargau, ka provuar të ikte nga policia e cila ishte vënë në ndjekje të tij. Bashkë me të në veturë ishte edhe një adoleshent 14 vjeçar, me prejardhje kosovare, shkruan aargauezeitung.ch.

Ikja spektakolare e dy të rinjve ka përfunduar në një lagje të banuar në Rupperswil, pasi që makina ishte bllokuar në mes të dy pengesave të vendosura nga policia, transmeton albinfo.

Vetëm në këtë mënyrë, policët ia kishin dalë të ndalonin duon e përmendur.Dy personat e ndaluar kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, njofton Policia Kantonale e Aargaut sot. Ajo njofton po ashtu se ngasësi i makinës ishte pa patentëshoferi ndërsa një patentë që u jepet atyre të cilët janë duke ndjekur autoshkollën i ishte marrë në një rast tjetër.Prokuroria ka urdhëruar një testim të gjakut dhe të urinës për shoferin si dhe ka nisur hetimet.

Loading...