Partitë në pushtet besojnë se kanë arritur të sigurojnë shumicën prej dy të tretave të votave për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin. Kryeministri, Zoran Zaev tha se nga bisedat që ka zhvilluar me deputetë të opozitës, ka fituar përshtypjen se ata do të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës, por se këtë për momentin nuk do ta thonë publikisht për shkak të kritikave që mund të kenë apo edhe pasojave tjera të mundshme.

Njohësit e çështjeve politike thonë ndërkohë se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sa më parë që të jetë e mundur, pasi çdo variant tjetër i kërkimit të zgjidhjes, qoftë edhe zgjedhjet e parakohshme, paraqesin rrezik, për shkak të epilogut të paparashikuar që mund të kenë.

Gjatë periudhës së kaluar Parlamenti nuk mundi të shndërrohet në vend ku do të krijoheshin politikat në bazë të diskutimit efikas, ndërkohë të mos shndërrohet në penges për zbatimin e politikave, thonë analistët.

Ish deputeti Naser Ziberi thotë se kjo përbërje parlamentare nuk dallon shumë nga përbërjet e kaluara dhe se deputetët nuk kanë mundur të pajtohen të sjellin vendime edhe për Pro, siç thotë ai për çështje më të vogla.

“Personalisht jam skeptik se kjo përbërje parlamentare mund të jetë në nivel të përgjegjësisë dhe detyres në këtë moment”, thotë Ziberi.

Sipas Ziberit modeli proporcional i “disciplinon” deputetët.

“Fati i tyre varet nga udhëheqësia partiake në shumë raste nga lideri. Ndërsa modeli i shumicës zgjedhore ose eventualisht modeli proporcional me lista të hapura, favorizon persona me autoritet dhe integritet, të cilët jo çdoherë dhe me çdo çmim patjetër duhet të jenë të dëgjuar partiak dhe me çdo çmim ta përfaqësojnë qëndrimin partiak në Kuvend edhe gjatë diskutimeve edhe gjatë votimit”, shprehet Ziberi.

Loading...