Zyra e BE-së injoron shqipen, arsyetimi konfuz

Bashkimi Europian në Maqedoni ka nisur një fushatë për ngritjen e vetëdijes për mjedisin jetësor. Në objektin e saj është vendosur një logo me mbishkrimin “BE për ty”, por i njëjti është vetëm në gjuhën maqedonase, shkruan gazeta Lajm.

Redaksia jonë ka ngre çështjen se pse te logoja nuk qëndron mbishkrim edhe në gjuhën shqipe.

“Logoja është pjesë e fushatës për ngritje të vetëdijes për mjedisin jetësor si dhe për promovimin e projekteve që realizohen në vend për mjedisin jetësor e që janë të financuara nga BE-ja. Ne vendosëm të bëjmë një logo, që do ta bëjë fushatën tonë të njohshme”, është përgjigja nga zyra e BE-së në Shkup, duke theksuar se synimi është te fushata dhe vetëdija për mjedisin jetësor dhe jo injorimi i gjuhës shqipe./lajmpress

Loading...