Zyrat e reja të Apple, thjesht mahnitëse

Në Cupertino, në California, po ndërtohen zyrat e reja të Appletë cilat do të jenë në formën e një anije kozmike. Ndërtesa do të jetë për 13 mijë punonjës dhe rreth saj do të jenë 7 mijë pemë.

Ky do të jetë kampusi 2 ku do të ndodhen zyrat qendrore të Apple që do të komandojnë markën në të gjithë botën. Të quajtura dhe si zyrat më të mira, kjo ndërtesë ka kushtuar 5 bilion dollarë.

I pari që hodhi idenë e këtij projekti ishte Steve Jobs në vitin 2009 dhe ideja e tij ishte për të ndërtuar zyrat më të mira në të gjithë botën.

Dy parkingjet e kësaj strukture do të kenë një kapacitet prej 11 mijë makinash. Gjithçka do të jetë gati në fund të këtij viti.

Loading...