Milani e ka zyrtarizuar transferimin e Tiemoue Bakayokos nga Chelsea.
23-vjeçari francez i bashkohet klubit italian në formë huazimi me mundësi blerje në verën e ardhshme për 35 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Ai do të prezantohet si lojtar i Milanit të premten në “Casa Milan”.

Francezi kalo te Chelsea vitin e kaluar nga Monaco, mirëpo nuk arriti ta sigurojë një vend në formacionin bazë. /Gazeta Express/

Loading...