Kosovë-Shqipëri

Zyrtare, dy aktivistëve të VV-së të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit iu ndërpritet paraburgimi

aktivist
Gjykata e Apelit e Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit, ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, duke ndryshuar masën e paragurgimit në arrestit shtëpiak, deri më 29 dhjetor.

Gjykata e Apelit, të njëjtën kohë i ka refuzuar si të pa bazuar ankesat e mbrojtësve të te pandehurve  tjerë të këtij rasti F.K., A.B., dhe P.A.

“Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale: Kryerje e veprës terroriste nga neni 136,, lidhur me nenin 135  dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë Kosovës. Lidhur më dy të pandehurit e parë, Gjykata e Apelit vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar se te njëjtit, janë kryes të veprës penale për çka po të dyshohen, por që nuk rezulton asnjë rrethanë konkrete e posaçme, që e bënë të arsyeshëm vazhdimin e paraburgimit. Rreziku se ata mund të ikin, të ndikojnë në hetime ose ta përsërisin veprën penale, mund të evitohet edhe me masën e arrestit shtëpiak, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa sa i përket të dyshuarve tjerë kjo gjykatë gjen se ekzistojë arsye ligjore për vazhdimin e masës se arrestit shtëpiak”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit./BS/

To Top