Zyrtare-Ilco Gjorgjioski tërhiqet nga kreu i FFM-së, vazhdon në UEFA!

Në mbledhjen urgjente të Këshillit drejtues të FFM-së, është sjell vendimi që Ilco Gjorgjioski nuk do të jetë më kryetar i kreut të futbollit në Maqedoni. Ai do të vazhdoj të punoj në shtëpinë e futbollit europian-UEFA. Gjorgjioski ishte gjashtë vite në krye të FFM-së.

Federata e futbollit të Maqedonisë së shpejti do të ketë kryetar të ri, i cili me radhë do të jetë i pesti në historinë e futbollit vendor.

Gjatë kohës së tij, U21 e Maqedonisë siguroi plasmanin në Euro 21 në Poloni, për herë të parë në historinë e futbollit në Maqedoni një përzgjedhje mori pjesë në europian. Gjithashtu, në Shkup u organzua edhe Superkupa e Maqedonisë mes Real Madrid dhe Manchester United.

Loading...