Zyrtare: Katër policë të lënduar, 13 persona të arrestuar

Policia e Kosovës bënë të ditur se janë lënduar katër policë deri më tani, janë arrestuar 13 persona dhe është konfiskuar një qante e mbushur me koktej molotovi, raporton lajmi.net.

Përmes një njoftimi thonë se si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, numri i zyrtarëve policorë të lënduar deri më tani (14:15) ka arritur në katër (4) zyrtar policor të lënduar.

Njësitet policore deri tani (14:15) kanë arrestuar trembëdhjetë (13) protestues të dhunshëm, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një (1) çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.

Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të ndryshme nga ana e protestuesve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona publike, duke përfshirë edhe uniforma dhe pajisje policore.

Sipas tyre, gjithsej deri më tani kanë qenë 150 protestues, raporton lajmi.net

Policia e Kosovës të gjitha veprimet policore lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës dhe pas saj po i ndërmerr në konsultim dhe bashkëpunim me prokurorin kompetent.

 

Loading...