ZYRTARE/ Prezantohen trajnerët e rinj të kombëtareve U-21 dhe U-19

Zëvendës trajneri i Kombëtares,  Paolo Tramezzani ditën e sotme ka prezantuar dy trajnerët e ri të Shqipërisë U-21 dhe U-19.

Alban Bushi ka zëvendësuar Redi Jupin te Shqipëria U21, ndërsa Erjon Bogdani ka zëvendësuar Arjan Bellai te ekipi U-19.

Gjatë fjalës së tij Bushi tha se eksperiencën e tij do ta shfrytëzoj për të bërë mirë në këtë detyrë të re dhe të vështirë.

“Sigurisht është një vlerësim i lartë por edhe një detyrë e vështirë që të drejtosh skuadrën U-21. Do të përpiqem të jap maksimumin tim, për të arritur rezultate sa më të mira. Eksepriencën e deritanishme në futboll, do ta shfrytëzoj për të bërë mirë në këtë detyrë të re dhe të vështirë”, ka deklaruar  Bushi.

Ndërsa edhe Bogdani pranoi detyrën e vështirë që i është vënë mbi supe.

“Është një mundësi që na është dhënë dhe do të përpiqem ta justifikoj këtë besim. Jam i ndërgjegjshëm, që kjo do të jetë një sfidë e vështirë. Por vetë jeta është një sfidë dhe për këtë arsye, ja vlen të punosh shumë, për të ecur përpara”, ka theksuar Bogdani.

Loading...