Portieri i parë i kombëtares së Suedisë, Robin Olsen edhe zyrtarisht është portier i ri i Romës. Olsen do të zëvendësoj portierin Brazilian Alison, i cili për një shumë rekorde nënshkroi me Liverpoolin. Copenhageni ka fituar 11.5 milion euro dëmshpërblim për Olsenin.

Roma këtë verë solli edhe portierin e Bolognës, Antonio Mirante.

Suedezi 28-vjecar pati paraqitje shumë të mirë me Suedin në botërorin e Rusisë, duke ardhur deri në cerekfinale. Olsen para dy vitesh braktisi Paokun grek për tu transferuar në Copenhagen, ndërsa tani do të mbrojë në Serie A.

Loading...