Zyrtare:Advocaat trajneri i Holandës, Gullit asistent

Federata Holandeze e Futbollit ka lajmëruar të martën emërimin e Dick Advocaat në postin e trajnerit. Ai do të asistohet në këtë detyrë nga Ruug Gulli-t. Pas aventurës me Fenerbahçe në Turqi, Dick Advocaat (69-vjeç) do të pasojë Danny Blind, i cili u shkarkua në mars.Lajmi është zyrtarizuar sot gjatë një konference për shtyp. Kjo është hera e tretë që Dick Advocaat merr frenat e Holandës, pas eksperiencave të 1992-1994 dhe 2002-2004. Objektivi i parë është kualifikimi i “Tulipanëve” për në Botërorin “Rusia 2018”. Aktualisht Holanda pozicionohet në vendin e katërt të renditjes së Grupit A që kryesohet nga Franca. Kujtojmë se Holanda nuk arriti të kualifikohej në Europianin e 2016 që u zhvillua në Francë dhe kurorëzoi fituese Portugalinë e Cristiano Ronaldo-s.

Loading...