Ish-seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Nikolla Ilievski-Xhixhi është emëruar trajner i ri i skuadrës së futbollit Renova nga Tetova.
Lajmin e konfirmojnë edhe nga skuadra tetovare, të cilët pohojnë se kanë arritur marrëveshje me Ilievskin.
Ai zëvendëson Jeton Beqirin, i cili para ca kohe dha dorëheqje nga pankina e Renovës.
Trajneri maqedonas, 63-vjecar, do të nisë stërvitjet me Renovën ditën e mërkurë, kurse debutimin e tij do ta ketë me 21 tetor në Tetovë kundër Rabotnickit.
Pas nëntë javësh, Renova gjendet në vendin e katër me 11 pikë.

Loading...