Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan dhe udhëheqësi i Byrosë për operacione për konflikte dhe
stabilizim (CSO), Pete Marocco prej sot deri më 18 korrik do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin
Perëndimor, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Marocco siç mësohet do të vizitojë Maqedoninë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë. Qëllimi i
kësaj vizite është manifestimi se SHBA në kontinuitet janë të angazhuara në Ballkan dhe se ky rajon
është prioritet i lartë i CSO, informon INA.
Marocco pritet që në tryezat e bisedimeve të bisedojë për nismat rajonale për luftën kundër
ekstremizmit të dhunshëm dhe të nxis forcimin e dialogut ndërfetar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në komunikatë thuhet se edhe Marocco do të shprehë përkrahjen për perspektivat e anëtarësimit të
rajonit të Ballkanit në BE. (INA)

Loading...