Një helikopter ushtarak u rrëzua sot në një lagje të anën aziatike të Stambollit, ku pësuan lëndime 4 persona, njoftoi guvernatori i qytetit, Ali Yerlikaya.

“Një helikopter ushtarak është rrëzuar pasi ka kryer ulje të detyruar në një kompleks banimi në Cekmekoy, në lindje të qytetit”, deklaroi Yerlikaya në Twitter.Katër ushtarakët, të cilët ndodheshin në bord në momentin e aksidentit janë plagosur dhe janë shoqëruar në spital.

Pamjet e transmetuara në televizion shfaqin një re të dendur tymi që ngrihej pas një muri të bardhë.

Loading...