Facebook-u po përpiqet të minimizojë jehonën e akuzave të reja pas një hetimi të “New York Times”, ku bëhet e ditur se rrjeti social ka publikuar të dhënat e përdoruesve në favor të gjigantëve si Amazon, Spotify, Microsoft dhe Netflix.
“Për vite me radhë, Facebook-u u ka dhënë disa prej kompanive më të mëdha botërore të teknologjisë të drejta më të zgjeruara aksesi në të dhënat personale të përdoruesve të tij, duke mundësuar përjashtimin e këtyre partnerëve tregtarë nga rregullorja e konfidencialitetit”, shkruan e përditshmja amerikane, bazuar në dokumente të brendshme dhe dëshmitë anonime të ish-punonjësve. Facebook-u pretendon ndërkohë se përdoruesit e tij i kishin shprehur paraprakisht në mënyrë eksplicite se ishin dakord.

Loading...