Një aeroplan privat e rikrijoi udhëtimin dhe lëvizjet e fundit që i kishte bërë aeroplani me të cilin kishte qenë duke udhëtuar lojtari i zhdukur i Cardiff Cityt, Emiliano Sala, para se të zhdukej. Me këtë aeroplan udhëtuan familja dhe shoqëria e Salas.

Shkencëtari i marinës, David Mearns, bëri të ditur se të afërmit e sulmuesit argjentinas e kishin angazhuar këtë aeroplan privat të hënën, një jave pasi u zhduk aeroplani i Salas mbi Kanalin Anglez, transmeton Gazeta Express.

Ky grup, përfshirë këtu nënën e Salas, Mercedes, dhe motrën e tij, Rominan, udhëtuan me një aeroplan privat në të njëjtën rrugë që e kishte bërë edhe Sala, nga aeroplani Guernsey dhe përreth ishullit Alderney.

“Ata e rikrijuan në mënyrë sa më identike të mundur rrugën që e kishte marrë aeroplani me të cilin po udhëtonte Sala, kur e zvogëloi lartësinë nga 1524 metra lartësi mbidetare në 762 metra”, ka thënë Mearns.

“Ata shkuan te vendi ku kishte qenë aeroplani për herë të fundit, para se të zhdukej. Ky ishte qëllimi i këtij udhëtimi, që familja të vinin këtu dhe ta kuptonin atë që iu ishte thënë sa i përket kërkimit dhe tani ata e kanë më të qartë këtë situatë”.

Aeroplani me të cilin Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff u zhduk të hënën në mbrëmje, pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe.

Piloti kishte kërkuar të ulej nga 1524 metra lartësi mbidetare në 762 metra, vetëm disa sekonda para se të zhdukej aeroplani. Tani besohet se zhdukja ndodhi pasi që aeroplani u përplas në Kanalin Anglez për shkak të keqfunksionimit të një pajisjeje në aeroplan.

Besohet se pasi u rrëzua, aeroplani mbeti në zonën më të rrezikshme të kanalit, të njohur si “Hurd’s Deep”. /Gazeta Express/

 

Loading...