Qëndrimi Bashkimit Evropian karshi kushtëzimit nga ana e Serbisë për të mos marrë pjesë në dialogun Kosovë-Serbi, derisa të shfuqizohet taksa e Qeverisës 100 përqind për prodhimet e Serbisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ky vendim qeveritar për mallrat e Serbisë do të jetë në fuqi deri sa Serbia ta njohë Kosovën.
Haradinaj thotë se pavarësisht krimeve që Serbia ka bërë në Kosovë, duke përmendur personat e zhdukur dhe të kidnapuar gjatë luftës nga ana e Serbisë, drejtues të Kosovës kanë vazhduar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me shtetin serb.“Janë gjetur në Batajnicë, në Danub, kurrë një certifikatë Kosova se ka marrë qysh kanë vdekur këta njerëz, qysh kanë përfunduar atje, edhe Kosova është ulë në tavolinë me Serbinë, duke qenë kështu gjendja. Pra, pa ta dhënë dikush një dokument se kështu ka ndodhur, derisa edhe nuk u bë për ta ndonjë gjykatë e posaçme. Kosovës ju ka bërë një gjykatë pasi që i ka kaluar tri herë filtrat ndërkombëtar. Kështu që nëse, kështu është qëndrimi i tyre, atëherë qëndrimi im është shumë i qartë derisa nuk është njohja në tavolinë, vazhdojmë”, ka thënë Haradinaj.
Ai më tej ka thënë se edhe LDK dhe LVV duhet ta fuqizojnë dialogun Kosovë-Serbi me pjesëmarrjen e tyre, sepse e kanë rolin e tyre në këtë drejtim.Ndërsa, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka emëruar Eset Berishën drejtor të Autoritetit të Aviacionit Civil. Kandidatë për këtë post kanë qenë edhe Dritan Gjonbalaj dhe Bajram Xhemajli. Eset Berisha deri tani ka qenë këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj. Por, Haradinaj ka mohuar ta njoh Berishën personalisht dhe ta ketë ditur se ka qenë këshilltar i Pal Lekajt.“O për besë procesi është, ky proces është i cili vjen kandidati në këtë procedurë. S’po di as i kujt është këshilltar, as kush është ky. Sigurt ju them nuk e njoh personalisht. Por, vjen kështu prej ministrive siç do ministri tjetër, vjen një propozim në qeveri dhe nëse i ka plotësuar këto kushte ne e votojmë. Kjo është praktika, sigurt”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka dashur ta komentojë mos dekretimin e Gent Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Përveç se tha se presidentin Ilir Meta e ka shumë mik.“Unë e dua Shqipërinë pa kushte, dhe shqiptarët. E kam shumë mik Ilir Metën. Pra, këto nuk janë tema që I komentojmë, janë vendime të institucioneve të Shqipërisë, a Ilirin e kam shumë mik”, ka thënë Haradinaj.
Për sa i për ketë grevave në arsim, shëndetësi dhe Trepçë, Haradinaj ka thënë se për rregullimin e pagave, Qeveria për herë të parë ka dërguar projektligjin për Pagat, projektligj ky cili rregullon dhe nivelizon pagat në sektorin publik.

Loading...