Skuadra nga Teksas vazhdon të tregojë forcën përballë ekipeve që janë në formë të mirë këtë stinor.
Denver Nuggets u ndal dhe pësoi humbjen e 12-të sezonale skuadrës pas paraqitjes së mrekullueshme nga James Harden dhe Clint Capela.

Dy yjet e Houston Rockets udhëhoqën skuadrën teksane drejt një fitoreje të madhe në Toyota Center me rezultat 125-113 ndaj kryesuesve të Konferencës së Perëndimit të cilët prishën ecurinë pozitive prej pesë fitoresh radhazi.Thjeshtë fantastik James Harden me 32 pikë, 14 asistime dhe 5 kërcime, ndërsa për t’u veçuar edhe paraqitja e zviceranit Clint Capela i cili shkëlqeu me 31 pikë.

Los Angelos Lakers u rikthye te fitorja pas tre humbjeve radhazi. Sërish pa LeBron James që vazhdon të jetë i lënduar dhe nuk dihet ende data e saktë e rikthimit, kalifornianët mposhtën në udhëtim Dallas Mavericks me rezultatin 107-97.Brandon Ingram dhe Lonzo Ball ishin më meritorët për këtë fitore. I pari realizoi 29 pikë ndërsa Ball shtoi 21 të tjera ndërsa ndihmoi të Lakers edhe me pesë asistime e shtatë kërcime.

Në krahun tjetër ishin të pamjaftueshme 28 pikët e talentit slloven Luka Doncic për Dallas.Triumfon edhe skuadra e Boston Celtics ndaj Brooklyn Nets, me rezultat 116-95. Tetë basketbollistë të Bostonit e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.Një fitore të madhe arriti San Antonio Spurs ndaj Detroit Pistons. Blake Griffin bëri më të mirën e tij duke realizuar 34 pikë por në fund festoi skuadra e Gregg Popovich me Spurs që triumfuan me shifrat 119-107.

Loading...